Exit poll ka dalë me informacione rreth procesit zgjedhorë për zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunën e Preshevës, që sipas tyre deri në ora 16:00 dalja e votuesve është 32%, që nënkupton 12000 votues.
Gjithnjë sipas këtij burimi, për momentin prin Alternativa për Ndryshim me 48%, PDSH me 23% dhe PVD me 15%,
Lëvizja për Reforma 5%, ADSH 2%, UDSH 2% ndërsa Lista Serbe deri në ora 16:00 ka marrë 5% të votave nga 12.000 sa kanë votuar.
Nga ana tjetër deri në ora 17:00 sipas Komisionit Komunal Zgjedhorë në zgjedhje kanë dalë 15.297, ose 36.49 qytetarë të komunës së Preshevës më të drejt vote.












