Shtrenjtohet regjistrimi i veturave

0
336

Disa kompani sigurimesh dje dhe pardje kanë ngritur çmimet e policave të sigurimit mesatarisht për rreth 22 për qind, gjë që ka rritur edhe çmimin total të regjistrimit, përcjell presheva.com.

Herën e fundit siç njoftohet çmimi i policës së sigurimit të përgjegjësisë për veturën u ndryshua tetë vjet më parë – në korrik 2014.

Rritja e re e çmimit nuk vlen për çmimin e regjistrimit total, por vetëm për polisën e përmendur.

Shembulli tregon se regjistrimi i cili deri më tani kushtonte 27.000 dinarë, do të rritet vetëm për koston e policës, e cila arrin në 10.500 dinarë.

Më konkretisht, rritja e çmimit prej 22 për qind do të thotë rritje e çmimit prej 2,310 dinarë.

Praktikisht, në vend të 27.000 dinarëve, regjistrimi kushton 29.310 dinarë.