Shtabi ndanë rreth 3 milion dinarë për sanimin e rrugës tek Liqeni i Bujanocit

0
263

Regullimi dhe sanimi i rrugës për qasje në Liqenin e Bujanocit ka marrë dritën e gjelbër nga Shtabi për Situata të Jashtëzakonshme i komunës së Bujanocit.

Në mbledhjen e djeshme të Shtabit është vendosur që të ndahen mjete financiare në vlerë prej 2.983.000,00 dinarëve për ta rregulluar dhe sanuar rrugën që vizitorët të kenë qasje më të mirë në Liqenin e Bujanocit. Liqeni i Bujanocit si resursi më i rëndësishëm për zhvillimin e turizmit në komunën e Bujanocit për shumë vite ka mbetur i pashfrytēzuar si pasojë e infrastrukturës së keqe rrugore dhe ujit të papastër në këtë liqen.

Komuna e Bujanocit këtë vit po bënë hapin e parë drejt shfrytëzimit të kësaj pasurie, duke filluar me rregullimin dhe sanimin e rrugës drejt liqenit, ndërsa vitin e ardhshëm pritet që të konkurojë në Ministrinë e Mbrojtjes së Ambientit Jetësor me projektin për pastrimin e ujit të liqenit, dhe kështu të ndikojë në përmirësimin e kushteve për zhvillimin e turizmit në vend.

Në mbledhjen e sotme janë ndarë mjete financiare edhe për rregullimin e shtratit të lumit Tërnoc dhe rregullimi i rrugës Zarbincë – Priboc, thuhet në njoftimin e komunës së Bujanocit.