Shtabi i krizave sot vendos për masat, nëse do ti lehtësojë apo jo

0
400

Seanca e Shtabit Qeverutarë të Krizave në luftën kundër virusit korona është caktuar për sot ku pritet të rishikohen masat – nëse do t’i lehtësojnë ato ose do t’i përmbahemi rreptësisht atyre që janë në fuqi, janë dy çështje kryesore dhe duket se janë çështjet më të vështira për të gjithë prapa dyerve të mbyllura në Pallatin e Serbisë.

Anëtarët e Shtabit të Krizave sot me fillim prej orës 10 së pari do të analizojnë situatën aktuale epidemiologjike dhe do të diskutojnë mbi heqjen e mundshme të masave, por është e paqartë se çfarë do të vendosin, duke marrë parasysh se qëndrimet e pjesës mjekësore dhe asajë  ekonomike të stafit ende ndryshojnë./Lajmi-AL/