Shtabi i krizave mer vendim, hapja e kafeneve nga e hëna vetem në kopshte dhe ambiente të hapura

0
664

Në seancën e sapo përfunduar të Shtabit të Krizave është vendosur që nga e hëna objektet hoteliere mund të fillojnë me pun vetëm në kopshte dhe ambiente të hapura duke respektuar masat e parapara.
Puna e veprimtarive shërbyese, shitoreve ushqimore, palestrave është vazhduar deri në ora 22h.
Këto masa do të jenë të vlefshme nga dita e hënë.
Është shqyrtuar edhe hapja e qendrave tregtare, por është konstatuar se nëse do të hapen, nuk do të fillojnë punën para të mërkurës së ardhshme.
Sipas vendimit të Shtabit objektet hoteliere, gjegjesisht kafiterit do të punojnë me 50% të kapacitetit, gjegjësisht 9m2 për person. /Lajmi-AL/