Shtabi i Krizave ka zhvilluar konsultime mbi masat që do të vlejnë nga nesër. JA ÇKA ËSHTË PROPOZIMI (plotësuar)

0
539

E plotësuar:

Nga nesër e hënë 22 mars 2021 ora 06.00 e mëngjesit hyjnë në fuqi masat si në vazhdim:
Nga nesër për shkak të rrezikut të përhapjes së virusit korona, do të mbesin të mbyllura, objektet hoteliere, kafenetë, restoranet
, klubet e natës dhe baret si dhe qendrat tregtare.
Të gjitha objektet e shitjes së ushqimit dhe entet e kulturës (kinematë, galeritë dhe bibliotekat) mund të punojnë deri në ora 21, të gjitha objektet tjera deri në ora 20, duke respektuar masat 9m2 për person.

—–—————————-

Shtabi i Krizave në orët e pasditës ka zhvilluar konsultime mbi masat të cilat do të jenë në fuqi nga dita e hënë.
Propozimi është që ti mundësohet të punojë të gjithëve, përveç qendrave tregtare dhe objekteve hoteliere, duke respektuar maksimalisht masat, mbajtja e detyrueshme e maskave dhe distancës e cila parasheh një person në 9m2.
Objektet hoteliere mund të kryejnë vetëm shitjen në sportele të ushqimit dhe pijeve.
Do të ketë edhe më shum kontrolla rigoroze të inspektorëve dhe do të ketë kontroll të shtuar mbi personat e angazhuar për Covid-19 në objekte.
Sa i përket shkollave të mesme dhe fillore nuk do të ketë ndryshim në planin e mësimit./Lajmi-AL/