Shtabi i krizave ka vendos: Orari i punës për kafenetë dhe objektet hoteliere zgjatet deri në orën 20:00

0
595

Orari i punës i të gjitha ambienteve të hoteliereë, qendrave tregtare, dyqaneve, si dhe veprimtarit e shërbimit, do të zgjatet deri në orën 20, është vendosur sot në seancën e Shtabit të Krizave në luftën kundër virusit korona, shkruan “Blic”.

Kafenetë dhe restorantet do të jenë në gjendje të punojnë më gjatë se më parë, por pa muzikë, duke marrë parasysh që transmetimi i virusit është shumë më i lartë kur njerëzit flasin me zë më të lartë.

Ky vendim i Shtabit të Krizave është në të vërtetë propozim që do t’i përcillet Qeverisë së Serbisë sot, e cila do të mund ta aprovojë gjatë ditës.

Kjo do të nënkuptojë se ky orarë i punës do të mund të aplikohet qysh nga dita e nesërme.

Siç mësuar, masa e reja relaksuese do të vlejnë deri të premten, kur është caktuar seancë e re e Shtabit të Krizave.

Të kujtojmë, orari i punës së kafeneve dhe restoranteve, qendrave tregtare, veprimtarit shërbyese, siç janë parukierët dhe qendrat e estetikës, si dhe të gjitha dyqanet përveç dyqaneve ushqimore, tani janë ta hapura deri në orën 17, dhe gjatë fundjavave të gjitha këto ambiente janë të mbyllura./LajmiAL/