Kryetari i LPD-së njëherit Zv. Kryetar i komunës së Bujanocit Shqiprim Musliu sot e ka shfrytëzuar të drejtën për të votuar për zgjedhjet parlamentare të Kosovës, këtë e ka bërë të ditur vetë Musliu përmes postimit në rrjetin social.
Postimi i plotë
Si qytetar i Republikës së Kosovës, bashkë me nënën sot shfrytëzuam të drejtën tonë themelore për lirinë e zgjedhjes me votë si dhe për të mbrojtur sistemin demokratik të Republikës.
Uroj që i gjithë procesi të kaloj me qetësi dhe Kosova të formoj sa më parë institucione kredibile dhe të qëndrueshme, që kanë fokus mirëqenien e qytetarëve.
Urime Kosovë🇽🇰🇦🇱, ka shkruar Musliu. /Lajmi-AL/












