Shqiprim Arifi dhe Levent Qazimi takim me diplomatin shqiptarë, Ilir Boçka

0
282

Kryetari I komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi i shoqëruar nga kandidati për kryetar në Këshillin Kombëtar Shqiptar, Levent Qazimi kanë realizuar takim vëllezërorë në Beograd me Ambasadorin e Republik s së Shqipërisë të akredituar në Beograd, Ilir Boçka për të marrë mbështetjen e duhur për proceset që na presin muajve në vazhdim. Diplomati shqiptar Ilir Boçka ka përshëndetur fushatën gjithëpërfshirëse që kanë nisur shqiptarët në Luginë nga 1 Tetori për procesin e Regjistrimit të Popullësisë. Boçka poashtu ka mbështetur dhe inkurajuar shqiptarët në vend për pjesmarrje masive duke patur parasysh rëndësinë që ka ky proces për shqiptarët në Luginë të Preshevës. Vetëm përmes regjistrimit të shqiptarëve në Serbi do të mund të luftojmë masat diskriminuese kundrejt nesh ka shkruar në profilin e tijë në fb kryetari I Preshevës, Shqiprim Arifi