Shpallet lista preliminare e përfituesve të konkursit për zëvendësimin e dyerve dhe dritareve, 19 kalojnë 9 refuzohen

0
451

Komisioni për zbatimin e masave të rehabilitimi të energjisë të shtëpive familjare dhe apartamente në territorin e Komunës së Bujanocit ka shpallë listën preliminare të përfituesve dhe kërkesave të refuzuara.

Në bazë të listave të publikuar, nga gjithsej 28 aplikacione 19 kanë marrë pëlqimin nga komisioni ndërsa 9 janë refuzuar si të parregullta që nuk janë në përputhje me ftesën publike.

Në mesin e përfituesve 8 janë nga Tërnoci, 8 nga Bujanoci, 1 nga Osllara, 1 nga Bilaçi, 1 nga Rakoci, 1 nga Bozhinjevci.

Në vazhdim i keni listat e shpallura:

https://bujanovac.rs/wp-content/uploads/2021/11/Ranglista-e-perfituesve-per-ndrrimin-e-dyerve-dhe-dritareve.pdf

https://bujanovac.rs/wp-content/uploads/2021/11/Ranglista-e-aplikacioneve-te-refuzuara-per-ndrrimin-e-dyerve-dhe-dritareve.pdf