Shifrat në rrethin e Pçinjës gjitnjë në rritje, Bujanoci me 10 raste të reja

0
280

Shifrat e të infektuarve me virusin korona janë gjithnjë në rritje në komunat e rrethit të Pçinjës, sikurse edhe në tërë Serbinë.

Vranja vazhdon të mbetet vatër e infeksionit, ndërkohë që edhe komuna e Surdulicës nuk mbetet mbrapa në krahasim me numrin e banorëve.  

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja, në 24 orët e fundit ndaj virusit korona janë testuar 524 persona në rrethin e Pçinjës.

Sipas analizave të dala 153 personakanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.

Nga ky numër, 97 janë nga Vranja, 21 nga Surdulica, 14 nga Vlladiçin Hani, 10 nga Bujanoci, 7 nga Presheva dhe nga 2 kanë Tërgovishta dhe Bosilegradi.

Në kovid ambulantën në Vranjë gjatë ditës së djeshme janë kryer 228 kontrolla, nga të cilat 153 për herë të parë, gjithashtu janë kryer 156 teste antigjen, nga të cilët 82 kanë rezultuar pozitivë ndaj virusit korona./LajmiAL/