Sipas raportit të fundit të publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), Serbia është një vend me rrezik mesatar të virusit të poliomielitit të egër, i cili shkakton poliomielitin dhe është në afërsi të vendeve ku ky rrezik është i lartë, thuhet në raportin e Institutit për Shëndet Publik të Serbisë “Dr. Milan Jovanoviq Batut”. Një sëmundje e harruar prej kohësh, sërish në derë të Serbisë!
Siç ka kujtuar Instituti për Shëndet Publik, me rastin e Javës së Imunizimit, vitin e kaluar, 2023, u bënë 25 vjet nga rasti i fundit i regjistruar autokton i poliomielitit të shkaktuar nga poliovirusi i egër në Rajonin Evropian të OBSH-së ( Turqia në 1998).
Urgjentisht të të fillohet vaksinimi
Ata shtojnë se përveç kësaj, transporti i paligjshëm, si dhe qëndrimi i azilkërkuesve dhe emigrantëve nga vendet ku poliomieliti është endemik, është konfirmuar disa herë në vendin tonë.
“Nga Afganistani, Pakistani, si dhe nga vende të tjera – thekson “Batut”. Kjo është arsyeja pse është e nevojshme të rritet mbulimi i vaksinimit dhe vaksinës pesëvalente DTaP-IPVHib, kundër difterisë, tetanozit, kollës së madhe, poliomielitit dhe sëmundjeve të shkaktuara nga Haemophilus influenzae tip B.












