Serbia do të mbyllet nga nesër, ja çka do të funksionojë dhe çka jo!

0
663

Shtabi i Krizave ka vendosur, nga nesër gjithçka në Serbi do të mbyllet, siç ishte rasti gjatë vikendit të kaluar.

Këtë herë, mbyllja është e vlefshme edhe gjatë ditëve të punës, më saktësisht nga nesër e (mërukë), përfshirë edhe vikendin e ardhshme.

Kjo do të thotë që përveç dyqaneve ushqimore, farmacive dhe pikave të karburantit, pothuajse asgjë nuk do të funksionojë.

Nëse masat janë identike me ato që ishin të vlefshme në “vikendet e kaluara” ja se ka do të punojë dhe çka nuk do të punojë në këtë rast.

Vikendin e kaluar, masat e mëposhtme ishin në fuqi:

Të gjitha objektet e hotelierisë, kafenetë, restorantet dhe të gjitha dyqanet janë të mbyllura (përveç dyqaneve ushqimore)

Sallone bukurisë dhe parukerie, sallone e estetikës, bastoret, kazinot, sallat e lojrave për fëmijë, palestra, dhe ambiente sportive

Do të mbyllen, sportelet e shitjes së ushqimit në restorante, si dhe sportelet për kafe dhe pije në baret në shëtitore

Çfarë funksionoi gjatë vikendit:

Kufizimi nuk vlen për farmacitë, ordinancat, laboratorët, ordinancat  dentare dhe veterinare.

Mund të funksionojnë objektet tregtare ku shiten produktet ushqimore

Munf të punojnë objektet e pavarura të shitjes me pakicë në të cilat bëhet blerja pa hyrë në objekt (p.sh. kioskat dhe gazetat)

Lejohet të punojë në ambiente dhe dyqane ku ofrohen shërbime që nuk kërkojnë prani afatgjatë të përdoruesve dhe ku kontakti është me kohëzgjatje të kufizuar, të tilla si këpucarë, qelq punues, dyqane rrobaqepësish.

Pompat e benzinës do të punojnë gjithashtu në kryerjen e aktiviteteve të shitjes së karburantit

Restorantet dhe baret brenda hotelit dhe akomodimet e tjera të kategorizuara do të funksionojnë ekskluzivisht për mysafirët që kanë një qëndrim të rezervuar në atë hotel

Kufizimi nuk zbatohet për mjediset sportive për përgatitjen dhe mbajtjen e garave të rezervuara brenda federatave kombëtare sportive kompetente./Lajmi-AL/