Serbët e Vranjës dhe Bujanocit marrin ftesa për stërvitje ushtarake në bazën Cepotin afër Bujanocit

0
536

Disa qytetarë të Vranjës kanë konfirmuar sot se kanë marrë ftesa në adresat e tyre për stërvitje ushtarake shumëditore që do të mbahet në bazën ushtarake Jug (Cepotin) afër Bujanocit.

“Mora një ftesë në adresën time të shtëpisë, nga një dërgues që më la një njoftim për t’u paraqitur në repartin ushtarak lokal”- një pesëdhjetë vjeçar nga Vranja ka thënë për të përditshëm  “Danas” se sot në mëngjes ka gjetur një ftesë në kutinë postare me të. emrin e shkruar në të dhe shënimin se “ftesa është dërguar nga MM”, të cilën ai e interpreton si “ftesë nga Ministria e Mbrojtjes”.

Nga një banor tjetër i Vranjës mësojmë se “të njëjtën ftes e ka marrë pesëmbëdhjetë ditë më parë dhe se ka shkuar në shërbimin lokal të repartit ushtarak në Vranjë për të kontrolluar se për çfarë bëhet fjalë”, shkruan Danas.

“Më thanë se ishte një stërvitje ushtarake tetëmbëdhjetë ditore në bazën e ushtrisë serbe afër Bujanocit, (Cepotin) Nëse nuk jam gati të shkoj, duhet të dorëzoj raportin e mjekut, pas së cilës do të dërgohem në Spitalin Ushtarak në Nish, ku do të kontrollohet shëndeti im – thotë i intervistuari i Danas.

Nga ana tjetër LajmiAL ka mësuar se edhe shumë qytetarë të nacionalitetit serb nga komuna e Bujanocit kanë marrë të njejtat ftesa për stërvitje ushtarake në bazën Cepotin afër Bujanocit.

Një serb nga Komuna na e Bujanocit i cili merret me bartjen e drunjëve, i ka thënë LajmiAL se nuk e dinë arsyejen e kësaj thirrje dhe as periudhën se sa do të qëndrojë.

“Nuk e di pse më kanënë thirrë në këtë stërvitje, un sigurojë të ardhurat nga drunjët dhe tash më duhet ta lë këtë dhe të shkoj. Nuk e di çka do të ndodhë por kjo smë pëlqen” ka thënë për LajmiAL 51 vjeçari nga një fshat i komunës së Bujanocit./LajmiAL/