SË SHPEJTI FILLON REKONSTRUKTIMI I RRUGËS TEK ÇERDHJA E FËMIJËVE NË BUJANOC

0
215

Komuna e Bujanocit ka nënshkruar kontratën për fillimin e punimeve në rekonstruktimin e rrugës ”Vëllezërit Stoshiq, Vuk Karagjiq dhe Një Maji”, respektivisht rruga përreth Çerdhes së Fëmijëve në Bujanoc.

Sanimi i gropave në këtë rrugë nuk ka qenë i mjaftueshëm për të siguruar komunikacion të sigurt, dhe me kërkesë të banorëve të kësaj lagje, por edhe të prindërve të fëmijëve që ndjekin mësimet në Institucionin Parashkollor ”Gëzimi Ynë” në Bujanoc, kjo rrugë është buxhetuar për vitin 2021, ku dhe së shpejti priten fillimet e punimeve.

Vlera e punimeve është 14.968.664,93 dinarë me TVSh, dhe punëkryes është kompania ”Saba Belça”.