Samir Ramizi me prejardhje nga Tërnoci po vazhdon drejt sukseseve edhe më të mëdha në superligën e futbollit Zvicëran.
Së fundmi Ramizi me supergolin e shënuar të shtunën për FC Wintethur ndaj Baselit edhe njëherë ka dëshmuar se është një super talent, gjë që me shumë meritë ka arritur të shpallet edhe lojtari me i mirë i Super Ligës nga Liga Federale e Zvicrës.
Samir Ramizi edhe më parë me supergolat e tijë ka dëshmuar se është një supertalent.

Në postimin e FC Wintethur thuhet:
“Urime: Samir Ramizi #8, i cili shënoi golin e parë të FCW në Superligë pas 37 vitesh kundër Baselit të shtunën, është nderuar nga SFL si “Lojtari më i mirë” në raundin e parë të kampionatit. Vazhdo kështu Samir!”












