Salihu: Zyra e KNSH-së në Medvegjë po shpërndanë lajme të pavërteta, të pasivizuarit nuk mund të vaksinohen nëse nuk kanë dokumente!

0
457

Këshilltari shqiptarë në KK të Medvegjës Muharrem Salihu, përmes një postimi në rrjetin social ka kundërshtuar plasimin e informacioneve të pavërteta nga ana e zyres së KNSH-së në Medvegjë lidhur me vaksinimin e personave të pasivizuar.

“Portale” të caktuara në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc po tentojnë të relativizojnë gjendjen e rëndë të shqiptarëve në këto tre komuna. Ato po mashtrojnë opinionin e gjerë kinsë edhe banorët e pasivizuar mund të vaksinohen?!

Sipas tyre, mjafton të posedosh një dokument identiteti dhë vaksinimi është i mundshëm.

Besoj se gjithkund në botë, vaksinimi kryhet njejtë, vetëm për ata që posedojnë një dokument identiteti.

Edhe në Medvegjë është njësoj. Askush nuk e konteston këtë: mirëpo djalli fshihet tek detajet.

Në Medvegjë, mbi 70% e popullatës shqiptare, është e pasivizuar ndërsa mbi 50% janë pa dokumenta, të cilët realisht nuk kanë asnjë mundësi për t’u vaksinuar në këtë komunë.

Sikurse askund në ndonjë vend tjetër të botës nëse nuk posedojnë një dokument.

Është shqetësuese pse shpërndahen këto lajme edhe nga Zyra e KNSH-së në Medvegjë!, ka shkruar Salihu duke publikuar edhe lajmin e shpërndarë nga portali që vepron në kuadër të KNSH-së./Lajmi-AL/