Ndjenjë e veçant që në emër të komunës së Bujanocit të bëj hapjen zyrtare të Festivalit të 10-të Ndërkombëtar në Mini Basket “Mbrojmë fëmijët”.
Në Bujanoc, qindra fëmijë shqiptarë e serbë nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut po marrin pjesë në këtë festival, që i dedikohet fëmijëve dhe të rinjëve me pengesa në zhvillim, ka shkruar në profilin e tij shefi i kabinetit të kryetarit Sali Salihi.
Komuna e Bujanocit edhe sot dëshmoi se është qendër e sportit në rajon, dhe do të vazhdojmë të promovojmë sportin si ambasadorin më të mirë.













