Salihi: O me PVD pa SNS e/ose SPS, o me SNS e/ose SPS pa PVD. Pikë

0
501

Funksioneri i PVD-së Rahim Salihi njëherit ish shef i kabinetit të kryetarit të komunës në mandatin e kaluar, përmes rrjetit social i ka dërguar një mesazh partnerëve aktual të koalicionit qeverisës në Komunën e Bujanocit se PVD nuk do të qëndrojë në koalicion nëse në të përfshihen SNS dhe SPS.

Salihi gjithashtu ka hedhur kritika ndaj SNS dhe SPS duke thënë se, SNS dhe SPS mund edhe të luftojnë politikisht midis tyre, por për PVD, ato përfaqësojnë qeverinë që po na shtyp dhe diskriminon.

Reagimi i Salihit ka ardhur menjëher pas postimit të artikullit në të përditshëmn INFORMER se kryetari i PVD-së njëherit deputeti popullorë Shaip Kamberi ka zhvilluar takim të fshehtë në një motel me funksionerin e lartë të SPS njëherit Ministrin pa Portfol Novica Tonçev.    

Postimi i Rahim Salihit:

Mediat e kontrolluara nga SNS i Vuçiqit po vazhdojnë të prodhojë lajme të rreme përmes “spin doktorëve” të tyre, duke ngritur temën e pushtetit lokal në Bujanoc, se kinse ai po rrezikon serbët lokalë.

Kjo është strategji e SNS me i ikur dhe fshehur të vërtetën, se shteti i qeverisur prej SNS dhe SPS nuk po i integron shqiptarët dhe nuk po i zbaton marrëveshjet që ka firmosur me të zgjedhurit e Luginës.

Kjo është tema. Marrëveshjet i keni në tavolinën tuaj.

Partia-shtet e SNS nuk e ka hallin e serbëve lokalë me të cilët shqiptarët nuk kanë asnjë tension, porse e ka hallin se Bujanoci është një nga komunat e pakta në Serbi që nuk është nën kontrollin e saj.

Prandaj edhe sulmon edhe subjektet e tjera serbe, e jo vetëm ato shqiptare.

Kot e keni.

Ky koalicion në Bujanoc do të vazhdojë. Pa SNS dhe SPS, që qeverisin aktualisht shtetin me politika autoritare dhe që shtypin e diskriminojnë rajonin.

SNS dhe SPS mund edhe të luftojnë politikisht midis tyre, por për PVD, ato përfaqësojnë qeverinë që po na shtyp dhe diskriminon.

Rrjedhimisht, nuk shkojnë në një qeveri, qendrore ose lokale, edhe PVD, edhe SNS dhe SPS.

O me PVD pa SNS e/ose SPS, o me SNS e/ose SPS pa PVD.

Pikë, ka shkruar Salihu.

Vlenë të theksohet se në marrëveshjen e arritur mes subjekteve politike shqiptare për qeversije lokale nuk përjashtohet mundësia e inkuadrimit edhe të subjekteve politike serbe nëse për këtë arrihet një marrëveshje brenda koalicionit qeverisës./LajmiAL/