“Rumelisiad” po rikthehet në Komunën e Bujanocit. Kumova premton rikthimin e investimeve

0
320

Kryetari i Organizatës “Rumelisiad” nga Turqia Omer Kumova Organizatë e cila ka mbi 300 të punësuar, ka vizituar sot komunën e Buajnocit ku është pritur nga Kryetari i komunës Nagip Arifi.

Pas takimit me kryetarin Arifi kryetari i organizatës ndër më të mëdhatë në Turqi Omer Kumova potencoi se, “jemi këtu për ti avancuar lidhjet tona si familjare por edhe lidhjet e shtetit turk me komunën e Bujanocit.

Me mbështetjen e atëhershm edhe njëherit kryetarit të tanishëm të komunës kemi bërë restaurimin e shkollës fillore “Muharrem Kadriu” në Tërrnoc. Pas takimit me Kryetarin Arifi ne prap do ta vizitojmë shkollën “Muharrem Kadriu” për të parë nëse kanë nevojë për mbështetjen tonë në këtë shkollë” u shpreh Kumova.

Ai gjithashtu paralajmëroi se vizitat tashmë do të jenë më të shpeshta në komunën e Bujanocit.

“Pas përfundimit të pandemisë me njerëz afarist që i kemi në Turqi do të vijmë prap në vizit në komunën e Bujanocit, ndërsa do të ftojmë që edhe nga Komuna e Bujanocit ta vizitojnë Turqinë.

Me takimet e radhës që do ti kemi do të avancojmë edhe më shumë mundësi për zhvillim” përfundoi Omer Kumova Kryetarë i organizatës Rumelisiad

Nga ana tjetër kryetari i Komunës së Bujanocit Nagip Arifi potencoi se është një kënaqësi të kemi kryetarin e Organizatës “Rumelisiad”

“E falënderova z. Kumova për kontributin e dhënë në në shkollën fillore “Muharrem Kadriu” në Tërrnoc, njëherit edhe për renovimin e ndërtesës të komunës së Bujanocit.

Unë shprsoj se pas takimeve tona dhe përfundimit të pandemisë kjo Organizatë prap do të filloj me aktivitetet e saja në komunën e Bujanocit, për ato projekte të cilat i diskutuam sotë”, u shpreh Arifi

Gjatë ditës së djeshme Kumova i shoqëruar edhe nga prindi i tij Bajram Kumova të cilët janë me prejardhje nga fshati Tërrnoc i Bujanocit dhe Shaban Xheladi kanë zhvilluar takim edhe me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin ku kanë biseduar për bashkëpunimin mes dy vendeve./LajmiAL/