Pas raportimeve gjatë ditës së djeshme për shembjen e disa gurëve në rrugën Tërnoc – Breznicë, drejtorati për Investime dhe Zhvillim pranë komunës së Bujanocit ka reaguar menjëherë duke intervenuar në pastrimin e rrugës.
Ndonëse, mirëmbajtja e rrugëve regjionale është kompetencë e organeve republikane, komuna e Bujanocit duke parë rëndësinë e kësaj rruge ka ndërmarrë masat e nevojshme që kjo rrugë të pastrohet, dhe tashmë është e lirë për qarkullim.
















