Gjilan – Komisioni Komunal për emërimin e rrugëve në Gjilan ka marrë vendim për të emëruar një rrugë në nder të profesor Fehmi Veselit, një personalitet i njohur i matematikës dhe intelektual i respektuar nga Breznica komuna e Bujanocit.
Profesori Fehmi Veseli ka punuar dikur në shkollën “Abaz Ajeti” në Gjilan, ku angazhimi i tij si mësues dhe intelektual i palodhur ka lënë gjurmë të thella tek brezat e nxënësve. Përveç kontributit të tij arsimor, profesor Veseli njihet edhe për rezistencën e tij ndaj regjimit të Serbisë në atë kohë, duke qëndruar si shembull i qëndrueshmërisë dhe integritetit.
Komisioni Komunal i Gjilanit, duke marrë parasysh meritat e tij si edukator dhe figurë intelektuale, ka vendosur që rruga e re të mbajë emrin e tij, duke nderuar kështu jo vetëm kontributin e tij, por edhe kujtimin e intelektualëve dhe dëshmorëve.
Profesor Fehmi Veseli ishte nga Breznica komuna e Bujanocit, djali i mësuesit Qemajl, dhe kjo iniciativë e Komunës së Gjilanit vlerëson punën e tij të shquar dhe trashëgiminë e lënë për komunitetin.
Falënderime nga familja Veseli për Komunën e Gjilanit për këtë veprim nderues, që ruan kujtesën dhe vlerat e figurave të shquara të qytetit.












