Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 575 persona.
Në bazë të analizave të publikuara 194 persona kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.
Nga ky numër, 111 janë nga Vranja, 31 nga Surdulica, 23 Vlladiçin Hani, 13 nga Tërgovishta, 10 nga Bujanoci, 4 nga Boseligradi dhe 2 nga Presheva.
Në bazë të rezultateve të publikuara numri i të infektuarve më virusin korona në rrethin e Pçinjës në 24 orët e fundit është rritur në mënyrë drastike.
Edhe më tej Vranja vazhdon të kryesojë për nga numri i të infektuarve, ndërsa Surdulica për disa javë radhazi mbetet me numra 2 shifrorë të të infektuarve me virusit korona dhe konsiderohet vatër e virusit korona, kjo për shkak të numrit të vogël të banorëve që ka./LajmiAL/












