Rritja e shtesave prindërore në Serbi – rreth 380.000 dinarë për fëmijën e pare

0
1005

Shtesa prindërore për lindjen e fëmijës së parë nga 1 korriku është rreth 380.000 dinarë, për fëmijën e dytë rreth 337.000, për të tretën rreth 2 milionë dhe për të katërtin rreth 3 milionë dinarë, është vendim i Ministrisë.

Është rritur edhe kompensimi i njëhershëm për lindjen e fëmijës së dytë dhe të tretë dhe tani është rreth 126.000 dinarë, ndërsa paushall për blerjen e pajisjeve për fëmijën është rreth 7.000.

Vendimi i nënshkruar nga ministrja për përkujdesje familjare dhe demografi, Milica Gjurgjeviq Stamenkovski, parasheh që prindërit që kanë lindur fëmijën e parë nga 1 korriku i këtij viti do të marrin 380.161,59 dinarë.

Shtesa për fëmijën e dytë tani është 337,225,46 dinarë dhe paguhet në 24 këste (14,051,06 dinarë në muaj), për fëmijën e tretë 2,032,352,80 dinarë në 120 këste (16,861,27 dinarë në muaj), dhe për të katërtin 3,029 këste (25,291,92 dinarë në muaj).

Ndihma e njëhershme për lindjen e fëmijës së dytë dhe të tretë është 126.720,53 dinarë, ndërsa paushall për blerjen e pajisjeve për fëmijën është 7.025,53 dinarë, thuhet në Vendim.

Masa e ndihmës prindërore dhe shuma e përgjithshme për blerjen e pajisjeve, si dhe regjistrimi për ushtrimin e të drejtës për shtesën e fëmijëve dhe shuma e shtesës për fëmijë, rregullohen dy herë në vit – më 1 janar dhe 1 korrik.