Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 586 persona.
Në bazë të analizave të publikuara 86 persona e të testuarve kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.
Nga ky numër, 61 janë nga Vranja, 9 nga Surdulica, 6 nga Vlladiqin Hani, 5 nga Boseligradi, 2 nga Bujanoci dhe 3 nga Presheva.
Në bazë të shifrave të publikuara në 24 orët e fundit pandemia e virusit korona si duket është riaktivizuar pas një pauze jo të gjatë kur shifrat pothuajse kishin rënë në minimum.
Shifrat e fundit gjithashtu tregojnë se edhe komuna e Preshevës nuk është stabile në këtë drejtim. /LajmiAL/












