Rexhepi: PVD i mbetet besnike koalicionit gjithëshqiptar dhe ashtu do të mbetet deri në fund. Se PVD është “pro” Stojançës këto janë spekulime

0
565

Shefi i grupit të këshilltarëve të PVD-së në Kuvendin Komunal të Bujanocit Ermal Rexhepi i ka thënë Lajmial se ajo çka po flitet se PVD është “pro” që  Stojança Arsiq të inkuadrohet në koalicionin qeverisës në komunën e Bujanocit janë vetëm spekulime dhe asgjë tjetër.

Rexhepi në deklaratën për portalin tonë ka theksuar se, “sa i përketë kyçjes eventuale të partive tjera në koalicionin e përbashkët kjo do të duhet të jetë qëndrim i përbashkët i gjitha partive të koalicionit ekzistues”

Sipas Rexhepit, në PVD temë diskutimi asnjëherë nuk ka qenë të përzgjedhim për njërin apo tjetrin partner sepse nuk jemi na ata që vetëm vendosim, është shprehur shefi I këhsilltarëve të PVD-së.

“Për mua personalisht këto janë spekulime dhe nuk janë zyrtare. PVD i mbetet besnike koalicionit gjithëshqiptar dhe ashtu do të mbetet deri në fund, në përjashtim të asaj nëse vjen një dakordance e përgjithëshme mes partive shqiptare për zgjerim të koalicionit” është shprehur Rexhepi.

Vlenë të theksohet se marrëveshja mes subjekteve politike shqiptare për të qeverisur me komunën e Buajnocit parasheh inkuadrimin edhe të subjekteve tjera politike në komunën e Buajnocit./Lajmial/