REPORTAZH: SI LINDI EMËRTIMI I FSHATIT BILAÇ

0
1702

Nga: ELEJSA Asani

Fshati Bilaҫ është i shtrirë mes komunës së Bujanocit dhe Preshevës dhe është fshati më i madh në Luginë pas fshatit Tërrnoc. Është fshati më jugor i komunës së Bujanocit dhe shtrihet rrezë vargmaleve Rujan, përballë ka autostradën ndërkombëtare të njohur si Koridori 10, dhe ka rreth tre mijë banorë dhe diku 800 shtëpi. Rreth 50% e popullatës jetojnë në mërgim. Panorama dhe bukuritë e këtij fshati bëjnë që Bilaҫi të duket si një qytezë e jo vetëm si fshat i zakonshëm. Diҫka që e veҫon këtë fshat është tregu që e posedojnë prej para ca shekujve, ku në ato kohëra sundonin Osmanët dhe Bilaҫi njihej si kryeqendër e asaj kohe. Tregu vazhdon të jetë edhe në ditët e sotme ҫdo të marte që i hyn në punë jo vetëm banorëve të Bilaҫit por edhe fshatrave përreth.

PAK HISTORI
 
Në Bilaҫ kanë jetuar turqit prej nga e ka marrë edhe fshati emrin (Bil aҫ- I uritur) por kanë jetuar edhe shqiptarët, serbët e, edhe romët, ku në ato kohëra është folur gjuha turke si pasojë e dominimit të popullsisë turke. Në kohën e dyndjeve të mëdha në shekullin e 12-të, sipas legjendës ushtarët turq kishin vendosur kampin e tyre diku mbi vendbanimin aktual, dhe derisa një ushtar po ndërtonte një rrethojë për ruajtjen e kafshëve, një tjetër ushtar i`a kishte tërhequr vërejtjen se aty nuk do të mund të mbijetonin kafshët , e as njerëzit duke i thënë se në këtë vend do të mbetesh i uritur, e kështu ka ardh deri te emri i fshatit. Ndërsa më vonë banorët kishin vendosur t`i linin kodrat, dhe të vendoseshin në rrafsh. Bilaҫi ndër shekuj ka qenë qendër administrative dhe ushtarake në kazermën ushtarake që dikur ishte në Bilaҫ ku kanë shërbyer edhe të rinjtë e Gjilanit me rrethinë.
Bilaҫi ka poashtu një shoqatë shqiptaro-turke ‘’DELI AGUŞ’’ për të cilën biseduam me Z. Qani Nalbani .
“Quhem Qani Nalbani i lindur më 27dhjetor 1948 në Bilaç. Shkollën fillore e kam kryer në Bilaç në gjuhën serbe. Kam vazhduar gjimnazin në Preshevë dhe pas gjimnazit kam vazhduar Akademinë Pedagogjike në Shkup në të cilën e studiova  gjuhën frenge në vitin 1970, dhe punësohem në shkollën fillore në Raincë.
Pas dy viteve punë, transferohem në shkollën fillore në Preshevë ku punoj dy
vite dhe më në fund më 1974  kthehem në Bilaç ku punoj si arsimtar i gjuhës frenge dhe gjithashtu edhe si Zëvendës drejtor deri në pensionimin më 2013. Në vitin 2003-04 formojmë shoqatën e Bilaҫlive ku ne këtë emër punuam dhe më vonë e ndërruam emrin në Shoqatën Turko- Shqiptare ” ‘’Deli Agush’’ .
Kemi punuar ashtu në disa drejtime :
– ndihma atyre që kanë nevojë specifike si psh: ndihma mjekësore dhe ofrimi i ndihmës në operimin e Tanës së vogël,
– ndihma nxënësve për vazhdimin e studimeve nëpër Universitete të ndryshme në Turqi- ku janë mundësuar studime së paku për 25 nxënës që kanë kryer fakultete të ndryshëm.
– kemi kryer edhe disa vite kursin e gjuhës turke për nxënësit që kanë shprehur interes për këtë gjuhë,
– kemi përcjellur grupe të nxënësve që kanë treguar sukses në gjuhën turke në Turqi kanë marrë pjesë në festën e Rinisë më 23 prill ku ishin mysafirë nxënësve të shkollave të ndryshëm të qytetit të Edirnes.
 – Kemi inicu biseda të ndryshme si psh për ndërtimin e një spitali në Luginën, por organet qeveritare nuk u angazhuan për ngjalljen e kësaj iniciative.
– kemi qenë iniciator për ndërtimin e mbi 20 serave individuale për bashkëvendasit tanë.
 – Më në fund kemi inicu dhe realizu ndërtimin e një parku zbavitës për të vegjëlit në Bilaç si dhe sjellja e një kamionit për mbledhjen e mbeturinave në Bilaç ,si dhe terrenin e Kk- Bujanoc.
Pa mos harruar edhe që kemi kontakte të vazhdueshme me TİKA-n si dhe me Ambasadën Turke në Beograd.

ARSIMI – KULTURA

Arsimi në këtë fshat ishte i hershëm. Shkolla fillore e Bilaҫit është hapur në vitet (1945-46) dhe mësimi vijohej në gjuhën serbe, ndërsa paralelja e parë në gjuhën shqipe është hapur në vitin 1968. Drejtor i kësaj shkolle tashmë e disa vite është Nazmi Nuhiu.

Për qështjen e arsimit biseduam me njërin prej arsimtarëve të këtij fshati.

Ai është Besnik Rexhepi, i lindur dhe i rritur në Bilaҫ dhe jeton po në të njejtin fshat. Shkollën fillore e kreu në fshat, ndërsa shkollën e mesme në Bujanoc,drejtimi konstruktim me kompjuter-makineri. Më pas studimet e fakultetit i vazhdoi në Maqedoni,në universitetin shtetëror të Tetovës në fakultetin e shkencave matematiko-natyrore drejtimi Informatikë . Ku pas përfundimeve të studimeve ka marrë titullin si inxhinier i Informatikës. Tashmë profesor i Informatikës në shkollën fillore në Bilac e Sumulicë.

Është njohës i disa gjuhëve programuese si: C++ ,C# ,PHP, Asp.NET etj ,e poashtu edhe njohës i gjuhës angleze dhe atë serbe.

Besniku është arsimtar i lendës së teknikës dhe teknologjisë që 4 vite të plota.

Kur e pyeta për interesimin e nxënsve të Bilaҫit rreth kësaj lënde ai u shpreh se “janë mjaft të interesuar pasi që ndeshen më, me gjëra reale që edhe gjatë jetës apo zhvillimit të tyre janë ballafaquar por që nuk kanë pasur njohuri për to,e ne mundohemi në menyrë më të lehte dhe me të mirë të u`a shpjegojme atyre.”

Besniku poashtu tha se “për një të ardhme më të sukseshme nxënësit duhen t`i ndjekin ëndërrat e tyre,le të luftojnë për to,pasi që ato një ditë do t`i bëhen realitet medoemos. Ai si këshillë për nxënësit tha se kohën e lirë të mos t`a kalojnë duke ndenjur por të mesojnë njohuri të reja,vazhdimisht t`a sfidojnë veten e tyre,në këtë formë do të avancohen edhe qëllimet e tyre do të arrihen më lehtë. Një gjë tjetër me rëndesi është mësimi i gjuhëve të huaja sepse ju jep perspektivë dhe do jenë me mendjehapur. Dhe për fund Besniku tha “Arsimohuni kudo që jetoni. Kaloni kohën duke lexuar sepse edhe fjala e parë në KUR`ANIN famëlartë thotë “ikre-lexo”. Me lexim do të eliminoni pakujdesinë dhe do shtoni aftesitë,rrisni intelegjencën,zgjeroni mendjen dhe më e rëndësishmja do e dalloni të vërtetën nga e pavërteta.

Xhamitë e fshatit

Diҫka tjetër që e bën Bilaҫin më të veҫantë në dallim me fshatrat tjerë është se xhamia e vjetër e Bilaҫit është e para në Luginë, e ndërtuar në vitin 1375. Është meremetuar në vitin 1968 dhe për së dyti në vitin 2007.Kjo xhami ka një minare me një sherefe dhe gjendet me lartësi mbidetare 442m. Poashtu ka një pllakë mbishkrimi të shkruar në gjuhë turke. Kjo xhami është në vendin e kazermës ushtarake turke të shekullit 16-të, dhe është në mbrojtje ligjore nga enti për mbrojtjen e monumenteve kulturore në Nish. Imam i kësaj xhamie është Vedat Bakiji.

 (Të dhënat e marra nga libri ‘’Roli dhe rëndësia e objekteve fetare në Luginë të Preshevës’’ nga Sedat Beqiri ).

Përveҫ xhamisë së vjetër ky fshat ka edhe xhaminë e re apo ndryshe të poshtme e cila është ndërtuar në vitin 2007. Ajo ka 1 minare me dy sherefe dhe në lartësi mbidetare 382m. Imam i kësaj xhamie është Selim Zeqiri.

Imam i xhamisë Zijadin & Elfisa Osmani në Bilaç, nga viti 2007 me detyrë duke shërbyer në interes të vetëdijes dhe ngritjes së moralit te gjeneratat e reja kryesisht rininë. Historia e shkollimit tim që fillon me vitet 90-të në Prishtinë, nxënës në Medresenë e Mesme Alaud-din vazhdon për një periudhë tetë vjeçare deri në mbarim të fakultetit FSI. Këto vite të lavdishme për dije por të mundimshme për situatën e krijuar në Kosovë nga 89-ta me marrjen e autonomisë. Kërkimi i dijes është farz dhe më e dobishme bëhet edhe në situata të vështira me maltretime të vazhdueshme pa dallim moshe dhe gjinie. Tmerr i kujtimeve deri në luftë e gjenocid, masakra e shkatërrime.

Nga viti 2002 fillova ta ushtroj profesionin në mësim-besimin islam në shkollë . Për 15 vjet me nxënës dhe profesor e kolegë të ndryshëm, kontribuam duke prezantuar tek të rinjët tanë myslimanin e shekullit 21. Idea për hapje e xhamisë së dytë në Bilaç ishte e qëlluar përshkak të numrit të banorëve që ka mbi 600 shtëpi. Filluam me aktivitete rinore me kurse Kurani, gjuhë angleze, matematikë gjuhë turke e aktivitete të tjera.

Xhamia vend tubim i njerzve për të bërë rituale fetare shoqërore- edukative manifestimeve fetare e kombëtare.

Takimi javor të premten për faljen e xhumasë dhe këshillimin e njerëzve është simbolika e bukurisë në xhami që me vullnet dhe dashuri bëjnë lutje Zotit për paqe dhe shëndet. Pleqë ,të rinjë ,e fëmijë mbushin xhaminë që më herët kishte rreth 500 njerzë. Bajrameve nuk i zë xhamia prandaj gëzimi dhe lumturia shihet në pjesëmarrje. Festat fetare veç bajrameve si Muaji i Mevludit, Nata e Beratit, Israja dhe Miraxhi, Nata e Regaibit etj. Që arrijë gëzimin madhështor në muajin e shenjtë Ramazani, me agjërim dhe shtuarje të aktiviteteve si Mukabele, ligjërata, Namazi i Teravive dhe Nata e Bekuar e Kadrit i jam ndriçim të jashtëzakonshëm edhe me sofrin e Iftari dhe Syfyrit. Organizim i iftarit me të rinjë e xhematë, burra e gra zbukurojnë pjesëmarrjen edhe mësimet që përfitojnë, u shpreh kështu imami i xhamisë së re, hoxhë Selim Zeqiri.