Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 259 persona.
Në bazë të analizave të publikuara 18 persona e të testuarve kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.
Nga ky numër 10 raste janë nga Vranja, nga 3 raste kanë Surdulica dhe Boseligradi dhe 2 nga Tërgovishta, ndërsa komunat tjera në rrethin e Pçinjës në 24 orët e fundit nuk kanë shënuar raste të reja me virusin korona, përfshirë edhe komunën e Bujanocit.
Bazuar në të dhënat e 5 ditëve të fundit numri I të infektuarve në rrethin e Pçinjs është gjithnjë në rënie sikurse edhe në komunën e Bujanocit./LajmiAL/












