Rekord, konfiskohen 11.6 kilogramë ari me vlerë 44 milionë dinarë

0
515

Më 29 mars 2022, doganierët sekuestruan mbi 11,6 kilogramë bizhuteri ari në pikën e kufitare në Merdare, në vlerë prej rreth 44 milionë dinarë (374.000 euro), të fshehura në një dysheme të ndërtuar posaçërisht të një makinë.

Vepra është konstatuar kur makina “Skoda KODIAQ” me targa të Podgoricës ka mbërritur nga drejtimi i Kosovës rreth orës 14:00.

Dy pasagjerë, një shofer 39-vjeçar dhe bashkëdrejtuesi i tij pak më i ri, të dy shtetas malazezë me origjinë shqiptare, thanë se nuk kishin asgjë për të raportuar, thuhet në njoftimin e depertamentit të doganës së Sërbisë.

Megjithatë, makina u kontrollua me një skaner celular, kur analiza e imazhit zbuloi parregullsi në dysheme dhe nën parmakë midis sediljeve të përparme.

Një kontrollim i detajuar konfirmoi se skaneri nuk ishte i gabuar, sepse nga zgavrat e ndara posaçërisht në dysheme dhe nën krahët u nxorrën 11.625 gramë bizhuteri ari.

Vlera e gjerdanëve, byzylykëve, unazave, varëseve nga ari i bardhë dhe i verdhë, si dhe 10 monedha ari më të mëdha dhe më të vogla “Franz Joseph”, vlerësohet në rreth 374.000 euro, që në ekuivalentin e dinarit është rreth 44 milionë dinarë.

video ne linkun e meposhtem:

https://fb.watch/c6xiZPiKM9/