Regjistrimi i popullsisë dhe amvisërive në Serbi do të mbahet nga 1 deri më 31 tetor

0
250

Regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave në Serbi do të mbahet nga 1 deri më 31 tetor dhe për herë të parë këtë vit të dhënat do të futen në forma elektronike duke përdorur laptopë, thotë Snezhana Lakçeviq, ndihmësdrejtoreshë e Entit Republikan të Statistikave.
Regjistrimi tradicional do të thotë që ju keni regjistrues të trajnuar që shkojnë derë më derë dhe i shkruajnë përgjigjet në formularë (elektronikë ose në letër).

Kështu, realizimi në terren i regjistrimit do të nisë më 1 tetor, ku 15 mijë regjistrues të trajnuar do të hyjnë në shtëpi dhe do të mbledhin të dhëna përmes intervistave.