Rashiti: Marre për rininë, e hala ma marre për disa ekonomistë të rinj të komunës tonë!

0
550

Shkruan: Lulzim Rashiti – Këshilltar në zyrën e Odës Ekonomike

Asnjëherë nuk e kem thënë që nuk ju gëzohemi:

  • granteve
  • subvenvioneve
  • projekteve që financohen nga mekanizma të tjerë (jashtë mjeteve të komunës)
  • etj,etj…
    Mirpo, vet fakti që për komplet bujqit e komunës prej mjeteve të komunës ju ndahen mjete të përgjithshme në vlerë mbi 60,000.00 euro, ndërsa në anën tjetër një ARKITEKTE nga Vranja, promovohet kaq shumë për arritjen e përfitimit të dy projekteve për koperativa bujqësore në vlerë mbi 130,000.00 euro dhe atë vetëm për dy qytetarë që menaxhojnë këto koperativa (kjo është për keqardhje)!
    Halli jonë dhe i juaji është se:
  • ku janë ekonomistët e rinj të komunës tonë, që cdo ditë po kerkojnë punë!
  • ku janë ekonomistët e zyrës për zhvillim ekonomik lokal, që në menaxhimin e zyrës kanë një arkitekte!
  • ku janë ekonomistët që dokumentacioni i bizneseve kontrollohet prej një arkitekte, kur konkurojnë nëpër projekte ekonomike lokale!

Po, pastaj po shofim vetëm asfallt, vetëm projekte të dështuara, dhe projekte që na lënë në të kaluarën (sikurse ai i duhonit)!

Për dijeninë tuaj:
Vetëm këtë muaj kanë qenë mbi 5 panaire për bizneset, ku është komuna dhe arkitektja nga Vranja, që nuk mendojnë për bizneset, kur e dimë që këto pak biznese që na kanë mbet janë e vetmja shpresë e zhvillimit ekonomit të vendit tonë, JO, nuk janë sepse mend i kemi te asfallti dhe te shkrimi i projekteve (aty po është levërdia më e mirë).

O njerëz të vullnetit të mirë, komuna kërkon “Menaxhim” , komuna duhet menaxhuar mbi bazën e parimeve të shëndosha ekonomike, nuk kërkon Jurist (sepse është departamenti ligjor), nuk kërkohet arkitekt ( sepse është departamenti i urbanizmit ku mund të japin kontributin e tyre)!!!