Kryetari i KK të Bujanocit Enver Ramadani përmes rrjetit social ka njoftuar se, dje është takuar me Albinot Bimbashin, Drejtor i departamentit për çështje rajonale në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës.
Postimi i plotë i kryetarit të KK të Bujanocit Enver Ramadanit
Dje pata kënaqësinë e veçantë që të pres në takim z. Albinot Bimbashin, Drejtor i departamentit për çështje rajonale në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës së bashku me shefin e zyrës zyrës ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd, z. Jetish Jasharin.
Biseduam për mbështetjen që duhet ta ken qytetarët e Luginës nga institucionet e Kosovës njëherit i njoftova me sfidat dhe problemet me të cilat po vazhdojnë të përballen shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Bashkëpunimi duhet të vazhdojë sepse është qenësore për përmirësimin e gjendjes në Luginë.












