Ramadani në Tiranë takon kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, bisedojnë edhe për listën e unifikuar

0
266

Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit Enver Ramadani I shoqëruar edhe nga bashkëpunëtorë dhe këshilltarë të KK nga radhët e PVD-së kanë qëndruar sot në kryeqytetin shqiptarë ku janë pritur nga kryeparlamentarja e Shqipërisë Lindita Nikolla.

Sipas Ramadanit gjatë këtij takimi ndër të tjerash kanë biseduar edhe për unifikimin e faktorit politik dhe listën e përbashkët për zgjedhjet parlamentare.

Pas takimit me kryetaren e Kuvendit të R.Shqipërisë Ramadani ka shkruar:  

Sot pata nderin ta takoj kryetaren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë znj. Lindita Nikolla me të cilën bashkëbiseduam për problemet e shqiptarëve të Bujanocit e në tërësi Luginës së Preshevës, ku e njoftova nga afër me preokupimet që po hasin qytetarët tan.

Mos integrimi i shqiptarëve,unifikimi i faktorit politik, lista e përbashkët për zgjedhjet parlamentare, ishin temat të cilat i diskutuam, ku edhe morëm mbështetjen e institucionit më të lartë të shtetit se përkujdesi, angazhimi dhe prezenca e Shqipërisë ndaj Luginës së Preshevës do jetë prezentë për këto dhe shumë çështjeve tjera. Bashkëmundemi! Ka shkryar Ramadani./LajmiAL/