Ragmi Mustafi takim me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci

0
279

Kryetari I KNSH-së, Ragmi Mustafi ka takuar ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Arbërie Nagavci dhe zëvendësministri, Dukagjin Pupovci.

Lajmin e ka konfirmuar Mustafi në postimin e bërë në rrjetin social fb. Ai ka kërkuar mbështetje në procesin e sigurimit të lejeve të përdorimit dhe furnizimi me tekste shkollore për nxënësit e Luginës e deri tek modernizimi i shkollave.

Në këtë takim sipas kryetarit të KNSH-së është diskutuar edhe mosnjohja e diplomave të Kosovës në Serbi të trajtuara në dy marrëveshjet si ajo e Brukselit ashtu edhe Vashingtonit. Ministrja dhe zëvendësministri u zotuan se ekziston vullnet për të ofruar mbështetje rreth kërkesave të parashtruara, ka shkruar kështu në fb Mustafi.

Bashkëpunimi dhe bashkërendimi edhe me Ministrinë e Arsimit të Shqipërisë është i rëndësishëm në avancimin e arsimit në Luginë, posaçërisht në përmbylljen e ciklit fillor me tekstet mësimore, përderisa diplomat mbeten pjesë zgjidhjes së shpejtë rajonale.

Ministrja Nagavci ofrojë mbështetje të fuqishme në aktivitetet e përbashkëta kulturore, sportive, garat e ndryshme si dhe përkrahja për bibliotekat shkollore ka thënë Ragmi Mustafi.