Qoftë i përjetshëm kujtimi për martirët e lirisë 

0
221

Në këtë ditë të shënuar nderimi e përkujtimi ndaj Dëshmorëve të Preshevës, me mirënjohjen dhe respektin më të thellë përulem para heroizmit dhe sakrificës më sublime të djemve më të mirë, që dhanë më të shtrenjtën për pak liri.

Sot është një ditë reflektimi dhe angazhimi, për të pasur gjithmonë me vete shenjtërimin mbi heroizmin e dëshmorëve, që na përkujton se vlerë e vërtetë është përkushtimi për sovranitet, liri e pavarësim; për një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët, e sidomos për të rinjtë dhe të rejat e Luginës sonë.

Lavdi e përjetshme veprës së ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc!

Nderime për familjet e dëshmorëve trima, për invalidët e veteranët e luftës!

Qoftë i përjetshëm kujtimi për martirët e lirisë, ka shkruar Shqiprim Arifi, kryetar i komunës së Preshevës.