Qeveria e Kosovës ndanë 255 mijë euro për sigurimin e teksteve për nxënësit e Luginës

0
323

Për nxënësit e Luginës së Preshevës do të sigurohen të gjitha tekstet shkollore prej qeverisë së Kosovës, u bë e ditur në mbledhjen e qeverisë të mbajtur sot.

Do të ndahen 255 mijë euro për t’u siguruar të gjitha librat, tha ministri i Financave, Hekuran Murati.

Këtë nismë e mbështet edhe ministria e Arsimit, si dhe studentët e Preshevës, tha ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Nuk është hera e parë kjo që Qeveria e Kosovës ndanë mjete buxhetore për Luginën. Për shqiptarët që jetojnë në tokat e tyre duhet siguruar që ato më të rëndësishmet dhe më të vlefshmet të mos jenë asnjëherë në mungesë.