PVD deri në fund të javës paraqet kandidatin për KKSH

0
236

Njoftimi i PVD-së:

Dega e PVD-së në Bujanoc, në mbledhjen e mbajtur sot, ka diskutuar mbi rëndësinë e Regjistrimit të popullësisë i cili fillon me 1 Tetor dhe zgjatë deri me 30 Tetor dhe ka kërkuar nga të gjithë angazhim maksimal.

Temë e mbledhjes së sotme kanë qenë edhe zgjedhjet e Këshillit Kombëtar të planifikuara për 13 Nëntor.

Në koordinim me Degët tnë Preshevë dhe Medvegjë, Partia për Veprim Demokratik deri në fund të kësaj jave do ta rrumbullaksoj përpilimin e Listës së PVD për zgjedhjet e 13 Nëntorit.