Pushteti lokal zotohet se do të mirëmbajë rrugët të kalueshme gjatë sezonit dimëror

0
400

Reshet e para të borës ditë më parë na bënë me dije që edhe këtë vit rrugët do të kenë nevojë për mirëmbajtje, zonat malore të komunës do të kenë më shumë nevojë për mirëmbajtje ngase reshjet e borës atje sikurse edhe vitetve të kaluara do të jenë më të shumta dhe kështu krijohen probleme në qarkullimin e automjeteve.

Kompetentët në Administratën komunale vetëm se kan nisur zbatimin e planit të masave për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve kryesore dhe rrugicave që janë në kompetencë të pushtetit lokal, duke mos harruar e magjistralja Bujanoc-Gjilan nuk bënë pjesë në rrugët lokale.

Për të garantuar një qarkullim pa probleme dhe të sigurt të automjeteve në të gjitha rrugët lokale në vend gjatë stinës së dimrit, sipas Sali Salihit shef i kabinetit të kryetarit të komunës së Bujanocit, kompania e kontraktuar për mirëmbajtjen e rrugëve lokale është kompania “Saba bellca” nga Presheva.

Salihi gjithashtu potencoi se, gjatë periudhës së reshjeve do të jemi në kontakt me krerët e bashkësive lokale për të qenë të koordinuar, me qëllim të ndërhyrjes së menjëhershme aty ku është nevoja për pastrimin e borës.

Vlenë të theksohet se vitin e kaluar disa familje në Malësinë e Bujanocit për ditë të tëra kishin mbetur të bllokuar nga bora kështu duke u përballur me vështirësi qarkullimi sidomos për nevojat e të sëmurëve./LajmiAL/