Punëdhënësit privat nuk i paguajnë sigurimin punëtorëve, inspektorët e punës në gjumë, rinia po ikën!

0
415

Vite me radhë punëdhënësit privat janë duke diskriminuar punëtorët e tyre, të cilëve përveç pagesës jo të kënaqshme, në raste edhe nën minimalen, nuk i paguajnë as sigurim shëndetësorë e as pensional.

Kjo situatë është duke vazhduar një periudhë të gjatë ndërsa inspektorët e punës edhe pse në dijeni për gjith këtë situatë ata rrallëherë se ndërmarrin diçka serioze në këtë drejtim.

Është për keqardhje fakti se pjesa dërmuese e firmave private në sigurim shëndetësorë e pensional kanë anëtarët e familjes të cilët as që meren me punën për të cilën janë lajmëruar si punëtorë, ndërsa punëtorët e vërtetë edhe pse ndoshat me vite të tëra kanë punuar, në librezën e punës nuk e kanë as edhe një ditë pune të regjistruar.

“Kam punuar mëse 8 vite në dy firma të ndryshme si punëtorë, fillimisht 3 vite kamë kryer përvojën e punës më pas edhe 5 vite të tjera si punëtorë i kualifikuar në prodhimin e dyerve dhe dritareve PVC, por deri më sot asnjë ditë pune nuk  e kam të regjistruar PIO (Fondin për sigurim pensional dhe shëndetësore).

Me 340 euro pagë më duhet ta mbajë familjen, nëse punëdhënësit mendojnë se janë të mjaftueshme për një familje 6 anëtarëshe atëherë ata duhet ti lirojë edhe çmimet e prodhimit të tyre dhe jo të fitojnë shuma marramendëse ndërsa punëtorët ti diskriminojnë në maksimum”, kështu u shpreh një i ri nga komuna e Bujanocit i cili për arsye se mos do ta humb vendin e punës dëshiron të mbetët anonim, por i njohur për redaksinë.

Edhe ky me padurim pret që ti ipet mundësia më e vogël dhe të marë rrugën e drejt perëndimit, për një pagë dhe jetë më të mirë.

Njëri ndër shkaqet kryesore i largimit të të rinjëve nga komuna e Buajnocit por edhe Lugina në përgjithësi, është fakti se nuk ka punësim, punëdhënësit privat i diskriminojnë në paga dhe sigurim shëndetësorë e pensional si dhe inspektorët e punës janë duke bërë minimumin kur bëhet fjalë për ti mbrojtur të drejtat e punëtorëve.

Thuhet se në komunën e Bujanocit në firmat private 85% e punëtorëve janë pa lajmëruar (në të zezë), ata nuk kanë asnjë sigurim, pavarësisht se mund të lëndohen në vendin e punës ata nuk do të përfitojnë asgjë nga sigurim shëndetësorë, njejtë edhe me sigurimin pensional.

Ata fatkeqësisht nuk kanë përfituar as ndihmat sociale në kohë pandemie të cilat i ka dhënë shteti në paga, sepse nuk kanë qenë të lajmëruar në PIO si punëtorë, gjë që kanë humbur 2 paga minimale nga 31.000 dinarë dhe 3 gjysëm minimale nga 16.500 dinarë që gjithsej janë 111.500 dinarë, rreth 1.000 euro, me të cilat do të mund të kishin mbuluar shumë vrima në buxhetin e tyre.

Shpesh jemi mësuar ti ndëgjojmë punëdhënësit privat se ata po i mbajnë gjallë shumë familje duke punësuar anëtarët e tyre, në fakt është e kundërta ata duke i diskriminuar në paga dhe sigurime përfitojnë dy apo tre fishin e parave nga puna që kryen një punëtorë, nga ana tjetër çka do të kishte ndodhur po të mos ishin këta punëtorë? Kush do ti sillte të ardhura këtyre kompanive?

Në këto dy pyetje, këto 3 vitet e fundit ka ardhur edhe përgjigja, kur të rinjtë kanë siguruar punën në vendet perëndimore sidomos në Gjermani e të cilët për vetëm 3 muaj po sigurojnë të ardhura sa nuk kanë mundur për një vit në komopanit private në vendlindje, duke mos llogaritur edhe sigurimin që e kanë atje.

Një gjë tashmë sigurtë e kemi mësuar, çdo i ri i cili ka arritur të punojë në Gjermani për 3 muaj, me mundësinë më të vogël që i ofrohet atje ai nuk do të kthehet në vendlindje, nga ana tjetër rrjetet sociale tashmë janë mbushur tek ne duke kërkuar punëtorë në profesione të ndryshme.

Së fundmi Gjermania ka publikuar disa të dhëna se ka nevojë për më shumë se 400.000 migrant në vit pr ti përmbushur nevojat e punës në ekonominë Bavareze./lajmiAL/