Kuvendi i Maqedonisë së Veriut për çdo vit ndan çmimin e 22 Nëntorit për kontributin në promovimin e bashkëjetesës ndërnjerëzore dhe mirëkuptimit të ndërsjellë midis pjesëtarëve të komuniteteve të ndryshme, kulturave dhe religjioneve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Për arritjet dhe kontributin e katër dekadave në studimet albanologjike, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, sot i ndau çmimin shtetëror të “22 nëntorit” Prof.Dr. Zeqirja Nezirit.
Prof.Dr.Zeqirja Neziri i lindur në vitin 1952 në fsh.Lluçan të Bujanocit, ka mbaruar studimet në Fakultetin Filologjik në Shkup ndërsa studimet posdiplomike në Universitetin e Zagrebit, ku ka fituar titujt magjistër dhe doktor i letërsisë. Që nga viti 1977 e deri në vitin 2019 kur është pensionuar, ka punuar në katedrën e gjuhës shqipe në Fakultetin Filologjik, katedra e gjuhës shqipe.

Për gjatë gjithë këtyre viteve veprimtari ka ligjëruar lëndët e letërsisë në Universitetin Shën Kirili dhe Metodi në Shkup, ku ka edukuar dhe arsimuar gjenerata të shumëta.
Është autor i shumë studimeve dhe librave të letërsisë shqiptare.













