Preshevë: Përfundojnë punimet në rrugën Vëllezërit Frashëri

0
484

Është realizuar projekti në rregullimin e trotuarit në rrugën Vëllezërit Frashëri në Preshevë, ku në këtë projekt janë përfshirë rregullimi i trotuareve në të dya anët dhe në këtë mënyrë u janë përmirësuar kushtet e lëvizjes banorëve të kësaj lagje.

Projekti është realizuar në kuadër të planit investiv, gjegjësisht pozicionit për rregullimin e hapësirave publike të komunës sonë, thuhet në njoftimin e komunës së Preshevës. /Lajmi-AL /