Lëmosha si “hobi” për përfitime financiare me të ardhura mbi 30.000 dinarë në muaj nga asistenca sociale!

0
504

Kërkim lëmosha nga persona të caktuar më shumë është bërë si “hobi” apo edhe të ardhura shtesë përveç atyre që marrin nga të ardhurat sociale e të cilat në raste kalojnë edhe pagën minimale mbi 30.000 dinarë.

Shumica e këtyre personave kanë metodat dhe periudhat e tyre kur i shfrytëzojnë në maksimum për përfitime, ndonëse nuk i mungon as ndihma sociale që përfitojnë në muaj.

Lajmi-AL ka hulumtuar rastin e fundit kur kolonat e stërzgjatura të mërgimtarëve kishin vërshuar vendkalimin kufitarë me Kosovën në Konçul, aty sikurse edhe herave tjera janë parë persona të shumtë të moshave dhe gjinive të ndryshme që kërkojnë lëmoshë (lypsarë), në veçanti një apo më shumë persona me aftësi të kufizuara fizike dhe disa gra të mbuluara të ciat për çudi viteve të fundit shpesh i kemi hasur në këtë vendkalim kufitarë sidomos kur krijohen kolonat.   

Gjatë kërkimeve të bërë është zbuluar se kjo është një familje nga komuna e Bujnaocit e cila shfrytëzon rastet e tilla për ti kërkuar para udhëtarëve në raste të tilla, jo se nuk kanë të ardhura të tjera, sepse sipas të dhënave që ka siguruar LajmiAL personi me aftësi të kufizuara nga Qendra për Punë Sociale në muaj përfiton mbi 11.000 dinarë duke ia shtuar edhe mbi 19.000 dinarë që i përfiton komplet familja në muaj, gjegjësisht mbi 30.000  dinarë në muaj kjo familje përfiton nga të ardhurat sociale.

Ndonëse nuk është e lehtë të krijohet një profesion i tillë, pa harruar se raste të vërteta për fat të keç ka shum në rajonin tonë, por që për ata ka një evidencë dhe të tillët nuk shihen shpesh si “lypsarë” nëpër rrugë.

Ky profesion kërkon “përkushtin” dhe gjetuni, gjegjësisht duhet të jenë aq shumë bindës sa t’i bëjnë të tjetër ti japin para, e kjo i ka bërë që të përdorin mënyra të ndryshme deri të abuzimi edhe me fëmijët e tyre, në raste edhe me foshnjet disa muajshme, duke i bartë nëpër rrugë dhe në kushte joadekuate, me të vetmin qëllim që të përfitojnë nga lëmosha.

Familje të tilla nuk janë të pakta që veprojnë në të njetën mënyrë, pamvarësisht të ardhurave sociale që marrin ato tashmë janë mësuar të përfitojnë nga lëmosha pa patur nevojë të punojnë punë krahu, apo ndonjë punë tjetër.

Është shqetësues fakti se, nëse veturat aksidentojnë ndonjë nga këta persona sigurisht se do të bartin pasojat nga më të ndryshmet, nga ana tjetër oragnet e rendit nuk është se janë duke bërë ndonjë gjë që persona të tillë sidomos fëmijët mos të jenë viktima të rasteve të tilla me vet faktin se të tillë bredhin lirshëm nëpër kolonat në vendkalimet kufitare.

Në këtë rast hyn në lojë edhe Qendra për Punë Sociale e cila ka organet veta që vlersojë rastet të tillë, nëse një familje nuk ëhstë në gjendje të kujdeset për fëmijët e tyre atëherë asaj familje i meret fëmiu nën përkujdesje, duke mos i lejuar që të abuzohet me fëmijët e mitur.

Ka raste edhe kur ky fenomen ka kaluar në një biznes me përfitime, sidomos persona të caktuar në mënyrë të organizuar bartin lypsarët nëpër vendkalime kufitare por edhe qytete të ndryshme për përfitime nga lëmosha, kjo me vet faktin se të paktë janë ata që posedojnë vetura po edhe kanë patent shofer për të udhëtuar në vende të ndryshme, përveç që mund të përdorin transportin publik./LajmiAL/