Në kufirin e Horgoshit një orë e shtrenjtë e markës së famshme “Hublot”, me vlerë 87,000 franga zvicerane, u sekuestrua në vendkalimin kufitar Horgosh, ndërsa ndaj shoferit (50) nga Presheva, në veturën e të cilit u gjet ora, ëhstë inicuar vepër për kundërvajtje, bënë të ditur administrate doganore e Sërbisë.
Burri nga Presheva po udhëtonte me një mik nga Sllovakia, nga Bratisllava për në Tiranë me një “Audi” me targa Sllovake.

“Për Doganë nuk raportoi asgjë me vlerë, dhe gjatë kontrollit, u gjet një qese letre në ulësen e pasme të makinës, e cila kishte një kuti bosh të një ore dore “Hublot Bigbeng” me një çertifikatë, në të cilën ishte data e blerjes 3 Mars 2021” thuhet në njoftim.
Shoferi së pari mohoi që ora nga kutia e gjetur ishte aty, dhe pastaj ai ia tregoi doganierit shoqëruesin e tij, i cili mbante orën e përmendur në dorën e majtë, njoftoi dogana.
Me këtë rast ndaj shoferit nga Presheva është inicuar procedurë e kundërvajtjes para gjykatës kompetente, dhe ora e çmuar, që pretendohet se është marrë në Bratisllavë për një mik nga Tirana, do të mbahet deri në fund të procedurës./Lajmi-AL/












