Sot mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunën e Preshevës.
Në këto zgjedhje të drejtë vote sipas kryetarit të Komisionit Komunal Zgjeshorë, Kenan Kamberi do të kenë 41.968 qytetarë.
Në këtë garë janë 7 lista garuese 6 shqiptare dhe një serbe.
38 njësi votimi janë në komunën e Preshevës ku në bazë të vendimeve të ministrisë së drejtësisë dhe vetqeverisjes lokale në këto zgjedhje duhet të rrespektohen rregullat anti Covid.
Luten qytetarët të kenë maskën me vete, lapsin dhe të mbajnë distancën.












