Presheva dhe Bujanoci në 24 orët e fundit ZERO raste me Covid-19

0
162

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja, 283 persona nga territori i rrethit të Pçinjës janë testuar ndaj Covid-19.

Në bazë të analizave të marra 13 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Prej tyre, nga 5 raste kanë Vranja dhe Surdulica, ndërsa 3 nga Vlladiçin Hani. Në komunat tjera të rrethit nuk ka pasur raste të reja të infektimit me Covid-19.

Në bazë të këtyre të dhënave komunat e Preshevës dhe Bujanocit nuk kanë regjistruar raste të reja me virusin korona.

Këto janë të dhënat e ditës së hënë (14.11..2022)/LajmiAL/