Po i afrohemi valës më të fortë të të nxehtit deri tani: Temperaturat shkojnë mbi 40 gradë

0
191

Serbinë këtë verë e presin disa valë të gjata tropikale, me temperatura që ndonjëherë do të kalojnë kufirin e 40 gradëve, e më e madhja dhe më e gjata na pret në gjysmën e dytë të korrikut dhe fillimin e gushtit!

Meteorologu dhe profesori i gjeografisë nga Novi Sadi, Marko Cubrilo, nuk ka dyshim se kjo verë do të jetë shumë më e ngrohtë se mesatarja.

“Pas valës së të nxehtit që është pas nesh, më e nxehta duhet të jetë në fund të korrikut dhe në javën e parë të gushtit. Sipas modeleve aktuale, pas 10 gushtit pritet një ftohje kalimtare, ndërsa në fund të korrikut është e mundur një rënie më e vogël, afatshkurtër e temperatures” thotë Cubrilo.

Ferri pason të paktën deri në fund të korrikut

Vala e dytë tropikale praktikisht do të nisë pas pak ditësh.

“Pas datës 16 korrik, deri rreth datës 26 korrik, e ndoshta edhe më gjatë, mund të presim mot të ngrohtë dhe jashtëzakonisht të nxehtë me maksimale që variojnë nga 31 deri në 37 gradë, dhe lokalisht rreth 40 gradë celcius. Netët do të bëhen sërish të ngrohta në mënyrë të pakëndshme dhe minimumet shpesh nuk do të bien nën 24 gradë” paralajmëron Cubrillo.

Siç thotë ai, vetëm pas 25 korrikut do të jetë i mundur një lloj freskimi, i cili nuk do të zgjasë shumë. Dhe pyetja është se sa do të ndihet.

“Valë të reja, të mëdha të të nxehtit po vijnë dhe kjo do të jetë vala e dytë, dhe pothuajse me siguri jo e fundit, e të nxehtit këtë verë. Përveç vapës në zonat ku ka pasur shumë pak ose aspak reshje, thatësira katastrofike vijon.

Rifreskim vetëm rreth datës 10 gusht

Vala tropikale praktikisht do të “derdhet” nga korriku deri në gusht.

“Në fillim të gushtit na pret sërish mot i ngrohtë me maksimum rreth 35 gradë Celsius, ndërsa diku nga data 9 deri më 16 e muajit në vijim mund të presim një freski më të theksuar me temperatura brenda kufijve të mesatares ose pak nën të, me paraqitje më të shpeshtë të shiut dhe reshjeve të shiut” meteorologu per Blic.

Sipas tij, pjesa e dytë e gushtit duhet të shënohet me mot më stabil dhe më të ngrohtë.