Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik Republikan, so do të mbajë mot mesatar deri plotësisht i vranët dhe disi më i ftohtë.
Sipas parashikimit të motit, në veri të vendit do të jetë mot i thatë me intervale me diell, ndërsa në pjesën tjetër të vendit do të ketë reshje të shkurtra shiu vendevende dhe bore, kryesisht në zonat malore. Erë mesatare dhe e fortë, në malet në lindje do të ketë stuhi veriperëndimore.
Të mërkurën në kryesisht vranësira dhe i thatë, vetëm paradite dhe në mesditë në jug dhe juglindje të vendit do të mbajë mot kryesisht i vranët, vende-vende me reshje të shkurtra shiu, në zonat malore me borë.
Më pas, deri në fund të javës pritet mot me vranësira mesatare dhe të thatë, vende-vende me ngrica të lehta të mëngjesit dhe me intervale me diell gjatë ditës.
Në fillim të javës së ardhshme do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me reshje të dobëta.












