Përkujtohet dëshmori Daut Sulejmani. Pjesmarrja në përvjetorët e dëshmorëve të UÇPMB-së gjithnjë e më e zbehtë

0
670

Përkujtimet e dëshmorëve të UÇPMB-së viteve të fundit po bëhet gjithnjë e më të zbehta, edhe përkundër faktit se ata flijuan jetën e tyre për lirinë të cilën ne sot po e gëzojmë.

Pjesmarrja në përvjetorët e dëshmorëve, sidomos e përfaqësuesve politik, me përjashtim të LPD-së, pothuajse nuk vërehet fare, përpos aty ku e kanë më afër, apo ndonjëherë kur përvjetorët bien ditë vikendi.

Sot në Dobrosin të Bujanocit është perkujtuar dëshmori i kombit Daut Sulejmani.
Edhe ky përvjetorë kaloi sikurse shumtë të tjerë kohëve të fundit.

Me këtë rast i pranishëm ka qenë, përpos kryetarit të OVL-së Bejtulla Bejtullahut nën organizimin e të cilit është bërë edhe ky përvjetor edhe lideri i LPD-së Shqiprim Musliu.
Musliu pas homazheve ka vizituar edhe familjen e dëshmorit, nënën e Dautit.

Postimi i Shqiprim Musliut

Dy dekada nga rënia e Daut Sulejmanit, dëshmorit më të ri të UÇPMB-së

Plotë 20 vite që kur Dauti sakrifikoi jetën e tij, për lirinë dhe çlirimin e atdheut.
Atëherë si 17 vjeçar, djal i ri e në adoleshencë, e tregoi atdhedashurinë dhe burrërinë e tij, duke vetmohuar jetën e për t`i dal përballë vdekjes. Jo për të vdekur, por për të jetuar në përjetësi me epitetin më të çmuar, dëshmor i lirisë.
Kontributi dhe vepra e tij do të jenë në vazhdimësi mision dhe testament për brezat që do të vijnë.

Sot, e përkujtuam me homazhe në vendin e lindjes dhe prehjes së tij në fsh.Dobrosin, dhe e vizitova nënën loke, nënën e Dautit, në shtëpinë e saj duke i shprehur mirënjohje për sakrificën e madhe për birin që e ka rritur, dhe ja ka dhuruar atdheut.
Lavdi për Daut Sulejmanin,
Lavdi për gjithë dëshmorët e atdheut.