Përkujtohen dëshmorët e kombit

0
188

Në cilësinë e zëvendës kryetarit të komunës, Almin Shaqiri sot ishte i pranishëm në ditën përkujtuese të dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.

Për nder të dëshmorëve bashkë me Organizatën e Veteranëve të Luftës në vendin ku ishte vendosur Lapidari i Dëshmorëve, Almin Shaqiri bëri homazhe ku përkujtuan dëshmorët e rënë. Në këtë ditë përkujtohet edhe 9 vjetori i heqjes së emrave që dikur qëndronin aty plot krenari!

Lavdi dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare! Zoti i bekoftë të rënët tanë ka shkruar kështu në profilin e tijë në fb zv kryetari i komunës, Almin Shaqiri.