Përfundon pastrami i deponisë në dalje të fshatit Tërrnoc

0
386

Pastrami i deponive të egra në vendbanimet e komunës së Buajnocit ka vazhduar edhe këtyre ditëve.

Pas pastrimit në Samolicë, Bilaç dhe vendbanimet tjera radha i ka ardhur edhe deponisë së egër në dalje të fshatit Tërrnoc, një hapsirë jo e vogël.

Dallimi me atë siç ka qenë ditë më parë dhe si duket sot pas pastrimit është mëse i dukshëm, vetëm se mbetet që qytetarët të jenë më të kujdesshëm, gjegjësisht më të përgjegjshëm në hudhjen e mbeturinave.

Sipas Sali Salihut shef i kabinetit të kryetarit, komuna e Bujanocit është e përkushtuar që qytetarët tanë ta kenë një ambient sa më të pastërt për të jetuar, por njëkohësisht edhe qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm sepse kjo është pronë e të gjithëve dhe të gjithë duhet ta ruajmë së bashku, thotë Salihu.

Në një pjesë të kësaj rruge do të vendoset edhe anësore me qëllim që qytetarët mos të hudhin mbeturina në këtë pjesë por njëkohësisht edhe për shkaqe siguri, u shpreh Salihu./LajmiAL/